Dizajneri Tan France bëhet me fëmijë sërish përmes një nëne surrogate

Tan France ka mirëpritur fëmijën e tij të dytë përmes një nëne surrogate.

Ylli i “Queer Eye” njoftoi lajmin emocionues në Instagram të martën mbrëma së bashku me një foto të ëmbël të tij dhe bashkëshortit, Rob France, duke mbajtur dy fëmijët e tyre.

Rob shihet duke mbajtur fëmijën e parë të çiftit, Ismail, ndërsa Tan mban djalin e tyre të porsalindur, Isaac.

“Mirë se erdhe djali im i dytë, Isaac France, i lindur fundjavën e kaluar”, ndau Tan me katër milionë ndjekësit.

Go to TOP