EKONOMI

Divjaka një margaritar bregdetar,  përjetim i paharruar

Me një mot të ngrohtë, të ngjashëm shumë vite më parë sërish u gjetëm në Divjak, vend të preferuar që gjithmonë e kam pasur. Këtë herë me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimit “Aristidh Kola” të organizuar nga dega e UGSh së Fierit, e cila tuboi gazetare nga hapesira shqiptare.  Parku Nacional i Divjakës me një natyrë të virgjër nuk ishte ai, siç kishte qenë në vitet e mëhershme me lidhjet rrugore. Ka shënuar një zhvillim të paparë duke u shndërruar në një destinacion të preferuar turistik. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 310 kilometra nga Prishtina dhe 60 km nga Durrësi. Me këtë distancë jo tw gjatw, ia vlen për të shijuar gjithë atë pamje piktoreske të Lagunës së Divjakës. Largësia nga rruga nacionale deri në atë lokale është rreth 16 km.Kryetari i Bashkisë së Divjakës zoti Freqi Kokoneshi në një pritje informuese për gazetarët pjesëmarrës, njoftoi për investimet infrastrukturore në shërbim të turizmit dhe vlerat e jashtëzakonshme të Parkut Natyror Kombëtar dhe Zonën e Mbrojtur Natyrore të Lagunës së Karavastasë, një aset që tërheq një numër gjithmonë në rritje të turistëve dhe vizitorëve. “Investimet janë të ndjeshme. Kemi zonën turistike që e rruaj me shumë fanatizëm. Zona është e pastër me 23 kilometra vijë bregdeti. Më mirë të lihet virgjër kjo zonë turistike me karakter natyral. Kjo është një zonë që elementin më të fortë e ka natyrën”, thotë ai. Ndryshe nga vendet e tjera bregdetare që u betonizuan, kjo pjesë ka ruajtur natyrën e virgjër. Zatën kjo e bënë destinacion kryesor joshës për 300.000 vizitorë gjatë sezonit veror. Banorët e Divjakës  janë shumë mikëpritës.

Qyteti I Divjakës me një 8.000 banorë ka një shesh me një sipërfaqe prej 25.000 m2 shtruar i tëri me pllaka guri me një kompozim të bukur me lulishte dhe shatërvanë.  Në të dy krahët e saj lokale dhe shtëpia ku mund të huazosh dhoma gjumi me një çmim prej 20 euro me një krevat dyshe dhe një njëshe për një natë. Mbrëmjet janë të freskëta dhe mjaft të qeta. Ka disa versione të prejardhjes së emrit të Divjak. Njëra thotë se vjen nga fjala Divija dy vija. Ne te vërtetë qyteti kufizohet nga dy vija uji, grykëderdhja e Shkumbinit ne veri, dhe delta e Semanit në jug. Ndërsa tjetra vjen nga fjala ”Div” ku në mitologjinë popullore nënkuptonte një burrë më trup gjiganti qe përballonte të keqen.

Përvojë e paharruar

Ngadalë hidhnim hapat në perlën e famshme e cila ndodhet tri kilometra nga bashkia e Divjakës. Nga qendra e qytetit deri në hyrje të pyllit është bërë shëtitorja turistike me gjatësi 3.000 metra dhe gjerësi 3 metra. Ajo është e shtruar me pllaka guri, me vende pushimi dhe e ndriçuar bukur. Së fundi po vazhdon në brendësi të pyllit me materiale të përshtatura me mjedisin.

Në mëngjes pikat e fundit kishin rënë nga degët e lagura nga një shkëlqim i diellit.  Duke kaluar pikën e motobarkave në hapësirën e Lagunës së Karavastasë, futemi në pyll përmes një shëtitoreje e shtruar me dru që jep një ndjesi të veçantë ku secili sheh biodiversitetin që e karakterizon dhe që e bën kaq të rëndësishme këtë pjesë. Për ata që kanë një angazhim të madh në punë të përcjellë me strese, qëndrimi në parkun e Divjakës të bind se është i dëshirueshëm ky destinacion. Një parajsë e vërtet për rrugët e frymëmarrjes e bënë klima e freskët e pyllit. Jo ratësisht numri i vizitorëve tejkalon kapacitetin mbajtës të zonës. Pushimet në këtë pjesë në çdo sezon të rinojnë shpirtin.

Posa hynë në zonën e hoteleve pranë brigjeve të detit është Kulla e Vrojtimit apo Ballkoni i Divjakës me lartësi 36m  e cila dhuron  një eksperiencë prej 360 shkallësh të peizazhit të lagunës. Një pamje vërtet fantastike më një kombinim të detit, diellit dhe pyllit. Siç e thotë edhe emri, është mënyra më e mirë për të vëzhguar gjithë hapësirën e parkut kombëtar. Është një ndjenjë e e çuditshme kur shikon detin dhe nuk ka asgjë në horizont, vetëm një vijë e drejtë blu. Para secilit vizitorë shihet një gjatësi e pafund e plazhit prej 21 kilometra me rërë të bardhë i veshur me pisha dhe me një gjerësi prej 250 në disa zona ku dukej sikur do të ngriheshe kur të arrije në atë vijë. Është një destinacion i adhuruar pushuesve dhe vizitorëve ditor nga të gjitha hapësirat shqiptare. Veçanërisht është e bukur kur fillon agimi ku para secilit plazhi jep një pamje magjepse që nuk harrohet.

Adhuruesit e plazhit do të kenë mundësi të shijojnë plazhe të ndryshme dhe të zgjedhin ato më të përshtatshmet, detit, të lumit Shkumbin,  publike apo të mbyllura nga pylli. Shija e syrit do tu jap përgjigje. Temperatura mesatare gjatë muajit korrik arrin deri  +28 °C. Pylli Mesdhetar i pishave është vendosur ne jug te deltës se Shkumbinit deri ne jug te deltës se lumit Seman duke mbuluar nje zone prej rreth 1100 ha.

Ka një asortiment të gjërë akomodimi duke filluar nga resorti “Divjaka” e deri te shtëpizat. Për dy persona që vendosin të kalojnë një dhjetë ditësh në resort Divjak, ku përfshihet mëngjesi, duhet ndarë 450 euro.  Ky hotel disponon plazhin privat, pishinë, stadium për fëmijë, tabelë ping pongu, parkingun, hekurosje, si dhe shërbime afariste si pranim dhe dërgim të faksit, fotokopjime. Ndërsa Villa “Green paradaise”  që është 800 metra larg qytetit Divjakë, me një sipërfaqe prej 130m2   , një dhomë ditore, dy dhoma gjumi, dy banjo , një kuzhinë për dhjetë ditë kushton 630 euro.  Për Hotel Pelikani që është i vendosur në brigjet e detit për një nëntë ditësh për dy persona duhet ndarë 450 euro. Për ata me xhep më të cekët qyteti Divjakë ofron akomodim në banesa 60 m2 me një cmim prej 20-27 euro për natë.

Pamjet magjepse të Parku i Karavastas

Kur përfundoni vizitën e plazheve, nëse dëshironi plotësisht ta ndieni energjinë e kësaj zone pika e parë do të jetë Karavastaja. Ata që dëshirojnë ta shijojnë hapësirën e Llagunës  mund të shkojnë në pikën e motobarkave ku për një shëtitje me barkë deri në  pesë persona kushton 1.000 lekë apo 8 euro. Parku i Karastavasë njihet si streha e një numri të madh shpendësh, që sipas Ismajlit që na shoqëron me motobarkë ka rreth 270 lloje të ndryshme. Më i rralli dhe një formë brendi i këtij parku është Pelikani Kaçurrel prej të cilit kjo zonë është mbrojtur nga Konventa e Ramsarit që nga viti 1996. Në perlën e famshme, që është nën këmbët tona, destinacioni me motobarkë do të jetë një pikë vrojtimit të zogjve për shkak të pranisë së një kolonie të vogël pelikanësh në zhdukje, ku shfaqen pamjet magjepse të rezervuarit të këtyre shpendëve. 

Ne brendësi te zonës Divjake-Karavasta ndeshen ekosisteme te ndryshme te dallueshme, qe mund te klasifikohen ne sisteme tokësore, ujërash te ëmbla dhe ligatinore.  Laguna e Karavastasë, Parku Kombëtar me pisha, përfshin një sipërfaqe totale 4826 Ha, me një gjatësi 10.6 km, gjerësi 4.3 km dhe thellësi 1,5 m. Në takimin me pyjet, gjelbërimin dhe natyrën e paprekur, njeriu gjen paqen dhe qetësinë e brendshme. Madhështia e natyrës së kësaj zone do t’ju ndihmojë të ndjeni një mirënjohje të re për bukurinë e jetës.

“Divjaka Fish” një kënd me specialitet e shijshme

Në Pyllin e Divjakës mund të gjeni restorante të ndryshme të bukura, duke shijuar ushqimet shqiptare dhe ato italiane. Kulinarja është e përqendruar te prodhimet e peshkut. Po ashtu në lagunën e Karavastasë rritet me shumice fazani i egër, i cili përben një nga ushqimet me te zgjedhura, por edhe rosa e shapka te egra. Në tavolina servohen të gjitha prodhimet bujqësore natyrale të zonës së Myzeqesë.  Pika e parë e ndalesës s’ka si mund të jetë restoranti i futur në pyll nën bredha “Divjaka Fish”, me gatime tradicionale të myzeqesë dhe peshkut të zonës së Divjakës. Aty ofrohet një gamë e madhe e shijeve të ndryshme të kuzhinës nga pronari Klodiani i cili është ndër pesë kuzhinierët më të famshëm në Shqipëri. Mikpritja, zgjedhja e tavolinës dhe sugjerimi i Klodianit për pjatën kryesore, për ata që nuk mund të përcaktohen nga aromat e ndryshme, është një nxitje për humor të relaksuar. Tartar i levrekut, qofte peshku, linguine me fruta deti, supat e shijshme të peshkut, midhje të mbushura pikante,  të gjitha llojet e peshkut, bretkosa,  tava saçi me levrek…është vështir për tu përcaktuar nga aromat e tyre. Veq llojeve të ushqimeve në meny, e veçanta është edhe përshkrimi i kohëzgjatjes së përgatitjes së ushqimit. Me modesti mund të thuhet se edhe sasia e ushqimit e akëcilës pjatë që porosit është në nivelin e duhur.

Gjatë vikendit kishte një ofertë të fundjavës për çift 3.000 lekë, rreth 25 euro ku përfshiheshin dy supa peshku, 1 sallatë fshati, 1 linguine me fruta deti, 1 kg midhje sote, 1 kilogram peshk miks e zonës,gjysmë litre verë dhe dy ëmbëlsira. Çfarëdo që merrni nga asortimentet e peshkut nuk kalojnë më shumë se 10 euro. Linguine me fruta deti, karkaleci apo lloje te ndryshme peshku jane nga 4 deri 5 euro per pjatë. Është e vështirë për tu shkëputur nga ky vend pa shijuar kuzhinën e Klodianit. Ndahemi nga ky vend me momentet më të paharruara të 24 orëshit. Ia vlen shumë edhe një rikthim disa ditor./ Ilir Krasniqi

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort