“Ditët e Reçakut”, hapet ekspozita e artit pamor

Në kuadër të “Ditëve të Reçakut”, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së fundit të Kosovës, u hap edhe një ekspozitë e artit pamor, e cila sivjet mblodhi 25 artistë.

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Reçakut”, u hap edhe ekspozita tradicionale e artit pamor “Çmimi William Walker”, ku edhe sivjet nuk mungoi ai që zëshëm e ngriti zërin 27 vjet më parë.

“Arti nuk është diçka e re për mua këtu në Kosovë. Artin në Kosovë e kam përjetuar kur kam qenë pjesëtar i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Mirëpo, në atë kohë bëhej ndryshe, në rrethana të tjera, në një mjedis komplet ndryshe”, tha William Walker, ambasador.

Udhëheqësja e ekspozitës, Emine Jetishi, tha se, duke qenë se ai ka qenë dëshmitar i së vërtetës, edhe ekspozita tradicionale “Çmimi William Walker” shërben si shenjë nderimi për të dhe si dëshmi e së vërtetës.

Çmimi “William Walker” i takoi piktorës Laura Siner Brahimi.

“Dhimbja ime mbeti fëmijë, por tani flet me zë të lirë. Jam mirënjohëse për njeriun që e tha të vërtetën dhe falë të cilit sot historia mori drejtimin e saj. Babai i historisë, William Walker”, tha Laura Siner Brahimi, fituese e çmimit.

Kjo ekspozitë, në nder të shqiptarëve të rënë në Reçak, sivjet mblodhi 25 artistë.


Go to TOP