Disa lagje në Gjakovë mbesin pa ujë të pijshëm për orë të tëra

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë  edhe sot.

Siç është bërë e ditur në njoftim, si pasojë e këtij intervenimi do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 10:00 deri në orën 16:00, në disa rrugë të Gjakovës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumator,

ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë  edhe sot.

KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.

Si pasojë e këtij intervenimi, sot  datë 05.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.

Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:

Rr: “Skënderbeu”

Rr: “Migjeni”

Rr: “Xhafer Lipoveci”

Rr: “Besim Bishtazhini”

Rr: “Azem Hajdari”

Rr: “Aleksandër Moisiu”

Rr: “Hasan Prishtina”

Rr: “Nimon Ferizi”

Rr: “Ymer Riza” si dhe

Rr: “Hysni Dobruna”.

Go to TOP