Vulin mundohet të lartësojë Vuçiq-in: Nuk njoh një burrë shteti në Evropë që mund të mburret me rezultat prej 60% të votave

Aleksandar Vulin ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore, por sipas tij ai është marrë ekskluzivisht me shtetin.

Duke shkuar edhe më larg, Vulin tha se Vuçiq, është burë shteti dhe se e ka tejkaluar nivelin e politikanëve.

Madje sipas tij, SNS do të përballej me probleme të mëdha, nëse nuk do të lejonte Vuçiq-in të mos ishte më lider i partisë.

“Unë nuk njoh një burrë shteti në Evropë që mund të mburret me një rezultat të tillë dhe me 60 përqind të votave të fituara. Gjithashtu, në situatën e sotme askush nuk mund të përgëzonte Putinin apo Macronin për fitoren e tij”, shtoi Vulin, i cili është partner i koalicionit të Partisë Progresive të Serbisë.

Sipas tij, vetëm Vuçiq ka kapacitet t’i mbledhë të gjithë.

“Prandaj do të ishte gabim historik, nëse ai largohet nga SNS”, shtoi Vulin.


Go to TOP