Diplomimi mes rrënojash
Fotografitë e diplomimit janë zakonisht një kujtesë e lumtur e një prej momenteve më të rëndësishme të jetës. Për një grup nxënësish në qytetin ukrainas të shkatërruar nga lufta, Çernihiv, fotot e tyre jotradicionale të diplomimit, me rrënojat e ndërtesave si sfond, shërbejnë si evidentim i ndërhyrjes në jetën e tyre nga konflikti ushtarak.

Albumi i diplomimit mes rrënojash është një seri fotografish të studentëve, shumë prej tyre mbanin shirita, të realizuar në një qytet të shkatërruar nga pushtimi rus. “Për 10 vjet, këta nxënës do të kenë fëmijët e tyre dhe do të jenë në gjendje t’u tregojnë atyre se çfarë bënë rusët dhe, ndoshta, do të ndiejnë dhimbjen që përjetuan prindërit e tyre.

“Doja të punoja në projekte që do ta ndihmonin vendin tim”, tha ai. Ai shpreson se fotografitë e tij do të mbledhin fonde për ushtrinë ukrainase përmes ankandeve në internet dhe gjithashtu do t’ia kujtojnë botës se nëpër çfarë po kalon vendi.


“Fëmijët nuk dukeshin të mërzitur dhe nuk ishin të thyer”, tha ai. “Përkundrazi, dukej se lufta i kishte bërë më të fortë.


Çernihivi pësoi një shkatërrim të madh kur trupat ruse bombarduan qytetin, duke i bërë mbeturina mijëra ndërtesa, në mesin e tyre edhe shkolla.

Senyk u prek veçanërisht nga një nënë, e cila u emocionua pasi mori fotot, duke shtuar se: “Nuk mund ta përshkruaj emocionin që ndjeva pasi më falënderoi”.



