Diona Fona dhe Romeo Veshaj paralajmërojnë bashkëpunimin e tyre muzikor

Duetet e artistëve në mes vete vazhdojnë të mbeten reçeta e saktë e suksesit. E një të tillë duket se do ta shijojmë së shpejti.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim në mes të këngëtares, Diona Fona dhe prezantuesit televiziv e artistit, Romeo Veshaj.

Ky i fundit ka publikuar një pjesë të shkurtër nga bashkëpunimi me Fonën, ndërsa dyshja shihen duke kënduar e vallëzuar me këngën e re, njofton Klankosova.tv.

Titulli i këngës thuhet se do të jetë “Amante, ndërsa dyshja nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth projektit në ardhje.

Kënga e fundit e Diona Fonës mbetet “Zari”, e cila u mirëprit nga publiku dhe aktualisht numëron afro 3 milionë klikime në YouTube, ndërsa e Romeo Veshajt ishte “Më e mira” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu e që korri goxha sukses dhe për momentin numëron mbi 16 milionë shikime.

Go to TOP