Dimal Basha ironizon PDK-në: Deputetët e saj po trajtohen si skllevër

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) duke ironizuar me situatën brenda kësaj force politike lidhur me qëndrimet e deputetëve të saj.

Ai tha se PDK u ka kërkuar deputetëve të saj të deklarohen publikisht se nuk do të ndryshojnë parti, madje duke shtuar se disa prej tyre janë detyruar ta bëjnë këtë.

“Sot më thanë që edhe telefonat ua kanë konfiskuar dhe nuk po i lejojnë të komunikojnë me jashtë,” shkroi Basha, duke e krahasuar këtë me një trajtim si skllevër.

Ai kritikoi qasjen e PDK-së, duke thënë se askush nuk mbahet me zor as në shtëpi, e jo më në parti, duke e cilësuar këtë si një shkelje të demokracisë së brendshme.

“Kaq për demokracinë në PDK,” përfundoi ai në reagimin e tij. /Kosova.info/


Go to TOP