Bajra: Çmimi i çokollatës në Kosovë rritet me 57% për dy muaj, pavarësisht rënies së kakao-s në bursë

Profesori universitar Ujkan Bajra ka ngritur shqetësimin për rritjen drastike të çmimit të çokollatës në tregjet e Kosovës.

Ai ka vënë në dukje se brenda dy muajve, një çokollatë prej 95 gramësh është shtrenjtuar nga 1.05 euro në 1.65 euro, edhe pse çmimi i kakaos në bursë ka rënë nga 12.3 mijë dollarë për ton në dhjetor në 8.3 mijë dollarë sot.

“Kjo do të thotë se adhuruesit e çokollatës po paguajnë 57% më shumë që nga dhjetori 2024, megjithëse kostoja e lëndës së parë ka rënë ndjeshëm,” shkruan Bajra.

Ai ironizon situatën, duke thënë se edhe pa çokollatë “bëhet”. /Kosova.info/


Go to TOP