Digjen dy vetura me targa të Serbisë në Leposaviq – policia në vend ngjarje gjeti një shishe me benzinë

Një person ka raportuar se i janë djegur dy vetura me targa të Serbisë në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:22, ka njoftuar policia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime. /Kosova.info/

Go to TOP