Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë rrahur mes vete.

Policia ka bërë të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistolet me 3 fishekë, një çelës gomash dhe një bisht sëpate.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik dyshohet se janë rrahur mes veti. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistolet me 3 fishekë, një qelës gomash dhe një bisht sopate”, njoftoi policia.

Në raport thuhet gjithashtu se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP