Di Maria edhe më afër kalimit te Juventusi

Angel Di Maria raportohet se është edhe më afër kalimit te Juventusi.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar këtë të hënë se klubi italian është i bindur se do të nënshkruajë me argjentinasin

Sipas mediumit italian, Juventusi beson që Di Maria do e pranojë ofertën për të kaluar në “Allianz Stadium”.

Ish-futbollisti i Real Madridit e Manchester Unitedit ka qenë gjithmonë prioritet i trajnerit, Massimilano Allegri, për shkak të cilësisë së tij teknike dhe mentalitetit të tij gjithashtu.

Di Maria te Juventusi pritet të kalojë si lojtar i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Paris Saint-Germainit, klub me të cilin ndau rrugët javë më parë.

Go to TOP