Dështon seanca e jashtëligjshme e VV-së: “Pozita” dhe “opozita” akuzojnë njëra-tjetrën

Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ishte paraparë votimi i komisioneve parlamentare, disa marrëveshje ndërkombëtare dhe Buxheti 2026. Kjo pasi nuk është siguruar kuorumi i nevojshëm për mbarëvajtjen e saj.

Edhe në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka lejuar debatin.

Në fjalën e tij, ai iu ka bërë thirrjeve partive të ish-opozitës që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në këtë seancë.

Më pas, fjalën në këtë seancë fjalën e ka marrë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nëse sot nuk krijohen komisionet, do të humbin disa fonde.

“Agjenda e ditës së sotme, përjashto buxhetin 2026 që është i propozuar nga qeveria, të gjitha pikat tjera janë të detyrës dhe përgjegjësive të deputetëve. Formimi i komisionit nuk bëhet me propozimin e qeverisë, formimi i komisioneve bëhet në mes të grupeve mblidhen drejtuesit, bëjnë propozimin me radhë dhe konsistuojnë komisionet. Çka duhet tepër të vazhduar”, ka thënë ajo, duke vazhduar ankesat e saj.

“Kush jemi ne në këtë periudhë të vitit t’iu mohojmë të drejtën qytetarëve për fondet që humbin në muajin dhjetor. Plani i Rritjes ka afat skadence në dhjetor 2025, nëse nuk miratohet, 10% nga 880 milionë euro humben, nuk kthehen edhe nëse zgjedhjet më 21 dhjetor apo 28 dhjetor. Punëtorët e RTK-së nuk kanë paga të muajit tetor, e ata deputetë që nuk futen në sallë për ta votuar raportin, le të mendojnë për 700 familje”, është shprehur ajo.

Pas fillimit të seancës, në sallë ka hyr edhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

Në fjalën e tij, ai ka treguar pse PDK-ja nuk po marr pjesë në seancën e sotme.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se kjo seancë është në kundërshtim me kushtetutën.

Ai e ka kritikuar kryeparlamenatrin Dimal Basha që nuk ka treguar nëse kjo seancë ka kuorum.

“Kjo seancë do të mbahet mend, si seancë ku të gjithë ne, Kryetari i Kuvendit, deputetët e VV-së, të gjithë qytetarët e Kosovës, çdo kush e di që është e paligjshme dhe jo kushtetuese. Asnjë Kuvend nuk mund të mbaj seancë pa zgjedhur qeverinë”, ka thënë ai.

Në fund të adresimit të tij, ai ka kërkuar nga kryetari Dimal Basha që të ndërpritet kjo seancë.

Para seancës, edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kjo seanca nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

“’Po ju drejtohem përmes konferencë e cila është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11 nga VV’ja. Një seancë e cila është një mjet popullist dhe veprim politik më të cilin VV’ja është mësuar të veprojë. Për të fshehur mungesën e numrave, sot po provohet treni i fundit, një seanca jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues. Vetëm që Kurti dhe VV’ja të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të s”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Go to TOP