Dërguti: Unë heqë dorë nga politika, por jo nga ideja e bashkimit kombëtar
Aida Dërguti, opinionistja politike, ka treguar se cila do të ishte çështja që do ta rikthente atë sërish që të merret me politikë.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se në politikë do të rikthehej sërish për çështjen e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Unë heq dorë nga politika dhe nuk heq dorë nga ideja e bashkimit kombëtar. Sepse mendoj që është projekt i cili duhet të realizohet herëdokur. Nëse kam arsye për angazhim do të jetë kjo arsyeja, përndryshe s’ka nevojë politika për mua, dhe as unë për politikën”.
“Edhe njëherë nëse kthehem në politikë, kthehem vetëm për të realizuar bashkimin. Më parë heqë dorë nga politika, sesa nga ideja e bashkimit”, ka thënë Dërguti.