Deputetja e e AAK-së kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu pas vrasjes së shtatzënës në QKUK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se dorëheqja e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit të moral të kësaj qeverie, pas vrasjes së një shtatzëne në hapësirën e QKUK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi.

Go to TOP