Arrestohet edhe një shqiptar në Holandë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”

Një tjetër person i kërkuar në kuadër të operacionit “Golden Bullet” (Plumbi i Artë), pas dëshmisë së N.D, është arrestuar nga policia. Ai është E.B. nga Elbasani, i cili përdor dhe identitete tjera.

E.B. u arrestua në Holandë në qytetin Leiden. Në momentin e arrestimit, ai ishte i armatosur me armë zjarri dhe me tjetër dokument të identifikimit.

Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë dhe pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Gjithashtu, E.B. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. /tvklan.al/

Go to TOP