Deputetja Bajrami akuzon ministrin e financave për mashtrim: Investimet e diasporës në bono thesari në minimum
Ish-ministrja e financave, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin aktual të financave për mashtrim dhe manipulim lidhur me investimet e diasporës në bono të Thesarit.
Bajrami thekson se, ndonëse oferta për diasporën ishte rreth 100 milionë euro, vetëm 10.4 milionë euro janë investuar në bono, duke përfaqësuar vetëm 10% të kapacitetit të parashikuar.
Ajo shton se Qeveria Kurti nuk ka pasur problem me buxhetin, por me aftësinë për implementim të projekteve dhe kujton qytetarët për afatin e afërt të 9 shkurtit, duke i akuzuar për humbjen e katër viteve. /Kosova.info/