Deputeti Salih Murat me reagim të ashpër ndaj kryetarit të Çashkës: “Deklarata e tij fyes dhe diskriminuese”

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të bërë më 8 shtator nga kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski, në rrjetet sociale.

Murat shprehet se është e papranueshme që në një shtet multietnik e multikulturor si Maqedonia, periudha osmane të etiketohet si “periudha e robërisë turke”.

Sipas tij, një gjuhë e tillë:

  • Fyen dhe lëndon thellë komunitetin turk që jeton në Maqedoni,
  • Rrezikon paqen dhe harmoninë shoqërore,
  • Nxit gjuhë të urrejtjes dhe përçarje,
  • Dëmton marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

“Në vend që të sigurojë unitet e solidaritet shoqëror si kryetar komune, përdorimi i shprehjeve diskriminuese dhe provokuese nuk përputhet me detyrimet dhe përgjegjësitë e tij”, thekson Murat.

Ai ka kërkuar publikisht që kryetari i Çashkës:

  1. Të heqë menjëherë postimin nga rrjetet sociale,
  2. T’u kërkojë falje publike komunitetit turk dhe opinionit të gjerë.

“Në të kundërt, do të jemi të detyruar ta çojmë këtë çështje në instancat ligjore përkatëse”, paralajmëroi deputeti Salih Murat.

Go to TOP