Deputeti i VV-së i del sërish kundër partisë në Kuvend
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka votuar ndryshe nga subjekti politik që përfaqëson në Kuvend.
Ai e ka votuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për ndarjen e mjeteve buxhetore për ndërtimin e depos qendrore të barnave.
Megjithatë, ndaj një amandamenti të këtillë kundër me votë janë shprehur bashkë-partiakët e Rrahmanit.
Sidoqoftë, ky amandament i Shabanit nuk ka kaluar në Kuvend.
Prev Post
Rusia intensifikon sulmet në Donjeck
