Deputeti gjerman: Masat e Komisionit Evropian ndaj Kosovës janë gabim

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, e ka kritikuar Komisionin Evropian për masat që i ka paralajmëruar se do t’i vendos ndaj Kosovës.

Abraham ka thënë se të gjitha ato masa që janë prezentuar janë gabim.

“Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës më të dobët nuk ka funksionuar kurrë”, ka shkruar Abraham në Twitter.

Komisioni Evropian dje ka paralajmëruar se do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë.

Ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Go to TOP