Dënohet njëri shofer për gara shpejtësie, tjetri në kërkim

Policia e Kosovës ka dënuar me heqje të patent shoferit për dhjetë muaj ndaj shoferit i cili ka bërë gara shpejtësie në fshatin Koshare të Ferizajt.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 11.06.2024 rreth orës 01:13 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , saktësisht në fshatin Koshare të Ferizaj ka ndaluar shoferin : Ç.F (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h”, ka njoftuar policia.

Përveç heqjes së patent shoferit, personi është gjobitur edhe me 400 euro dënim si dhe 4 pikë negative.

“Ndërsa, shoferi i veturës tjetër Peugeot me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij”, vazhdon njoftimi. /Kosova.info/

Go to TOP