Demokraci koprracësh

Shkruan: Ejup BERIShA
Paska edhe Demokraci koprracësh këtë mund ta vëreni gjatë zbatimit të demokracisë nga ana e politikanëve të tanishëm aktiv në politikë.

Edhe pse politika bashkëkohore i posedon teoritë konceptet dhe definicionet më të përsosura dhe më të përparuara të demokracisë politikanët e tanishëm në mënyrë shumë të skajshme dhe tepër të pakuptimtë kursejnë në zbatimin e parimeve dhe postulateve kryesore dhe më të rëndësishme të demokracisë. Kjo sjellje e tyre do të ishte e kuptueshme sikur politika të ishte çështje private e politikanëve por politika nuk është e tillë pra pronë private e tyre por ajo është çështje publike që iu përket të gjithëve apo i tangon të gjithë qytetarët në shtet. Prandaj politikanët duhet pyetur se pse të njëjtët kursejnë gjatë zbatimit të parimeve dhe veprimeve pozitive në politikë posaçërisht është e pakuptimtë koprracia e tyre gjatë zbatimit të Demokracisë i cili është fenomen shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e politikës sepse zbatimi i mirëfilltë i saj siguron jetë më të mirë, më të qetë dhe më përparuese për qytetarët. Në jetën e përditshme njerëzit e rëndomtë e koprrac llogariten si individ me probleme psikike edhe pse jeta private u takon kryesisht njerëzve dhe në të nuk është mirë të ndikon apo dhe nuk duhet të përzihet askush. Nëse kjo është kështu në sferën private në sferën publikë koprracia gjatë zbatimit të demokracisë duhet të trajtohet me më shumë brenga dhe me shqetësime shumë më të madha. Politikanët pa hezitim duhet pyetur se pse janë koprrac në politikë apo në emër të çfarë kauzave dhe objektivave ata janë bërë të tillë. Unë tua them të vërtetën nuk gjej ndonjë arsye apo ndonjë justifikim për sjelljen e tyre prej koprraci në politikë. Çka kursejnë politikanët dhe pse kursejnë të njëjtët atje ku nuk duhet të kursehet aspak. Unë e di pse kursejnë politikanët në politikë dhe në demokraci këta pra kursejnë për motive të ulëta njerëzore pra me qëllim që të përvetësojnë sa më shumë të mira materiale dhe resurse shtetërore vetëm për veten e tyre me qëllim që të njëjtat mos ti ndajnë me pjesëtaret e tjerë të shoqërisë. Politikanët pra me këto sjelljet e tyre manifestojnë edhe një lloj egoizmi të shfrenuar dhe të pakuptimtë. Atëherë ata duhet pyetur se pse gjatë fushatave parazgjedhore janë shumë më zemërgjerë dhe shumë më dorëdhënë. Po ti dëgjosh gjatë aktiviteteve parazgjedhore politikanët të krijojnë bindjen se po të zgjidhen të njëjtët në politikë këta edhe metelikun më të fundit do ta ndajnë me qytetarët por kjo nuk është ashtu sepse ne e shohim se politikanët që i fitojnë zgjedhjet harrojnë se çfarë kanë premtuar dhe atyre gjatë zbatimit të politikës ju dhimbset edhe resursi apo mjetet më të imta materiale që ti ndajnë me të tjerët. Duke manifestuar koprraci dhe egoizëm të skajshëm dhe të pakuptimtë politikanët harrojnë se në politikë zgjedhën pasi që qytetarët prej tyre presin që të jenë më pak egoist, më dorëdhënë dhe më të sinqertë e jo që këta të sillen me egoizëm të skajshëm, me koprraci të stërtepruar dhe me jo sinqeritet tejet të madh. Prandaj kur të kandidohen njerëz për politikë apo për të zënë poste të rëndësishme në të duhet të mbahet llogari që mos të kandidohen njerëz egoist që mendojnë të përfitojnë vetëm se për vetveten në politikë apo dhe kandidat koprrac që kursejnë për gjithçka bile edhe në gjënë më të rëndësishme për zbatimin e demokracisë. Në jetën e përditshme njerëzit më dorëdhënë që nuk janë koprrac janë në konflikt të përhershëm me njerëzit egoist dhe koprrac por paramendoni se sa më i ashpër dhe më i rrezikshëm është konflikti me politikanët egoist dhe koprrac në politikë. Prandaj evitoni përkrahjen e këtyre të fundit në politikë dhe në të përkrahni dhe favorizoni politikanët më dorëdhënë të njohur në mesin e qytetarëve si gjymert dhe gjithashtu edhe politikanët koprrac mbani sa më larg nga politika. Njerëzit egoist dhe koprrac janë problematik edhe po i patët shumë të afërt apo prindër e lere më politikanët të cilët mund të bëhen jo vetëm më problematik por edhe shumë më të rrezikshëm mu për faktin se kursejnë gjatë zbatimit të gjërave pozitive në politikë e posaçërisht gjatë zbatimit të demokracisë.  

Go to TOP