​Dëmi nëntokësor në Fordow i paqartë, Natanz është shkatërruar plotësisht

Kreu i organit mbikëqyrës bërthamor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se nuk e di shkallën e dëmit në centralin bërthamor Fordow të Iranit pas sulmeve amerikane.

“Ka indikacione të qarta të ndikimeve, por sa i përket vlerësimit për shkallën e dëmit nëntokësor, për këtë nuk mund të prononcohemi. Askush nuk mund t’ju tregojë se sa është dëmtuar”, tha për CNN shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, raporton KosovaPress.

Ai shtoi se për shkak të ndryshimeve të vëzhguara në formën e centraleve, “nuk mund të përjashtohet që atje të ketë dëme të konsiderueshme”.

Grossi tha se Natanz është “shkatërruar plotësisht”, ndërsa sallat e tij nëntokësore “kanë vuajtur shumë” për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike si rezultat i sulmeve izraelite.

Centrali tjetër në Isfahan gjithashtu ka pësuar “dëme shumë të konsiderueshme”, shtoi ai.

Grossi do të thërrasë një takim midis guvernatorëve të IAEA-s të hënën, në dritën e situatës në Iran.


Go to TOP