Deliu: Kushtetuesja i dha leksion Qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një leksion Qeverisë, që sipas saj po ndërhyrë në institucionet e pavarura të shtetit.

“Gjykata Kushtetuese iu dha përgjigjien e duhur deputetëve të cilët me votën e tyre shkarkuan jashtëligjshëm pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duke konstatuar se vendimi ishte kundër kushtetues”.

“Tendenca e pushtetit aktual që të ndërhyjë në institucione të pavarura është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucione të pavarura, prandaj vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, është institucion i pavarur që për mision ka mbrojtjen e nëpunësve civil dhe të drejtave të tyre. Nga sot nëpunësit dhe zyrtarët publikë janë më të sigurt për të mos u nënshtruar përballë çfarëdo lloj presioni,” ka thënë Deliu.

Go to TOP