Delfini sulmon mbi 50 persona në Japoni, eksperti: Mund të jetë ndjerë i vetmuar dhe dëshiron të ndërveprojë me njerëzit
Një delfin që mendohet se sulmoi 50 njerëz në vitet e fundit në Japoni mund të jetë duke e bërë këtë sepse është i vetmuar, thonë ekspertët.
Ka pasur 18 sulme në qytetin bregdetar Mihama në Japoninë jugore që nga 21 korriku, të gjitha të cilat besohet se janë kryer nga i njëjti delfin mashkull, raporton NBC , duke cituar transmetuesin japonez NHK.
Sulmet përfshinin një delfin që dukej se ishte vetëm, gjë që është e pazakontë pasi delfinët janë shumë socialë.
Tadamichi Morisaka nga Qendra Kërkimore e Balenave në Universitetin Mie të Japonisë tha se është e pazakontë që ky lloj delfini t’u afrohet njerëzve, e lëre më ta kafshojë dikë.
“Ky duket se është mësuar të ndërveprojë me njerëzit pasi e ka bërë këtë për disa vjet. Besoj se delfini dëshiron të ndërveprojë me njerëzit, jo t’i sulmojë dhe t’i lëndojë ata”, thotë Morisaka.
Duke qenë se delfinët kanë shumë dhëmbë të mprehtë, edhe një pickim i lehtë mund t’i dëmtojë njerëzit.
