Dekorohen 20 qumështore të Kosovës, apel konsumatorëve të konsumojnë produkte vendore të freskëta

Shoqata e Industrisë së Qumështoreve të Kosovës (ShIQK) i dekoroi me mirënjohje 20 qumështore të Kosovës për kontributin e dhënë në përpunimin e qumështit të freskët nga fermat e Kosovës, dhe me furnizimin e konsumatorëve me produkte vendore dhe të freskëta.

Kryetari i kësaj shoqate Gani Durmishi në ndarje të këtyre mirënjohjeve tha se, kjo duhet të shërbej edhe si një apel konsumatorëve të konsumojnë produkte vendore të freskëta. /Kosova.info/

Go to TOP