Deklaratat për profetin Muhamed që shkaktuan protesta në Indi – partia në pushtet kërkon kujdes nga anëtarët kur flasin

Partia Nacionaliste Hindu që e mban pushtetin ne Indi iu ka bërë thirrje zyrtarëve të saj që të kenë kujdes kur flasin në publik.

Deklarata e partisë vjen pasi dy zyrtarë të saj, Bharatiya Janata dhe kryeministrit Narendra Modi dhanë deklarata kontraverse për fenë islame dhe profetin Muhamed.

Pas kësaj, dhjetëra vende të Lindjes së Mesme dërguan notë proteste ndaj Indisë.

“Ne nuk duam që zyrtarët e partisë të flasin në një mënyrë që lëndon ndjenjat fetare të çdo komuniteti”, thuhet në deklaratë, raporton Al-Jazeera.

Deklaratat e zyrtarëve të pushtetit ndaj Islamit pasuan me protesta në rrugë nga komuniteti myslimanë në Indi.

Protesta kishte edhe nëpër vende me shumicë myslimane.

Go to TOP