Deklarata motivuese e Bebe Rexhës “Jepi vetes të paktën një kompliment në ditë, ti e meriton”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore,Bebe Rexha, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me autorin e famshëm Jay Shetty në rrjetin social Facebook.

Ata diskutuan para mijëra ndjekësve për shëndetin mendor, ku në një moment Bebe tregoi se shumica e këngëve të saj janë frymëzuar nga jeta reale dhe konkretisht ballafaqimi me shëndetin mendor.

Nga biseda e zhvilluar me autorin e njohur, shqiptarja ndau me ndjekësit vazhdimisht mesazhe me qëllim motivimi dhe një prej tyre u ripublikua nga një faqe e fansave të saj në Instagram, të cilën Bebe e rishpërndau më vonë në InstaStory.

“Jepi vetes të paktën një kompliment qdo ditë, ti e meriton dreqi e marrtë”, thuhej në këtë foto motivuese nga këngëtarja.

Go to TOP