Dega e Tretë e LDK-së kujton veprën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka përkujtuar sot veprën dhe vizionin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij. Me këtë rast, Zogaj dhe kolegët e tij vizituan familjen Rugova, ku ndanë momente kujtimesh për liderin që frymëzon brezat me urtësinë dhe qetësinë e tij politike.
“Presidenti Rugova mbetet simbol i bashkimit dhe i shpresës për të gjithë ne. Amaneti i tij për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe të integruar mbetet udhërrëfyesi ynë në çdo hap,” deklaroi Zogaj.
Ai shtoi se trashëgimia e Rugovës, e bazuar në vizionin për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, vazhdon të jetë udhërrëfyes për LDK-në dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Zogaj përmbylli fjalën me një mesazh të veçantë: “Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Rugova!”. /Kosova.ifo/
