Deamishel pikturon luanin në fytyrën e Luizit
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.
Teksa po shijojnë momentet e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, konkurrentët po argëtohen edhe më shumë me shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi Deamishel ka qenë në dhomën e grimit së bashku me Luiz Ejllin, të cilit ia ka bërë personazhin e luanit në fytyrë.
Derisa banorja po e pikturonte, ata nuk kanë ngurruar edhe të diskutojnë për gjëra të tjera bashkë.
Dea ia ka bërë vetëm njërën pjesë të fytyrës duke qenë se me art merret edhe jashtë shtëpisë.
