De Bruyne reagon i pakënaqur pas humbjes nga Franca
Kapiteni i Belgjikës, Kevin De Bruyne, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij te bashkëlojtarët pas humbjes nga Franca.
Ndeshja e të hënës në kuadër të Ligës së Kombeve është mbyllur me rezultat 2-0 në favor të “gjelave”.
“Nuk mund të them publikisht se çfarë shkoi keq. Këtë e bëra tashmë me ekipin në pushimin e pjesës së parë. Nuk mund ta përsëris në media, por duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. E pranoj që nuk jemi më të mirë si në 2018-ën. Unë isha i pari që e pashë këtë, por gjëra të tjera janë të papranueshme. Nuk do të them se cilat”, ka thënë ai për televizionin belg VTM.
Trajneri Domenico Tedesco ka thënë se e kupton zemërimin e De Bruyne.