Vazhdojnë garat ekipore të pingpongut në superligën e meshkujve dhe të femrave

Të dielën në ora 11, do të fillojnë garat ekipore në Superligën e meshkujve dhe të femrave.

Superliga e meshkujve do të zhvillohet në Prishtinë te Pallati i Rinisë kurse ajo e femrave në SHFMU ‘’Tefik Canga’’ në Ferizaj.

Ndeshja me rivalitetin më të madh pritet të jetë ajo ndërmjet Ahmet Hoxha MK kundër Prishtinës, kurse në ndeshjet tjera priten fitore të ekipeve favorite, sidomos Dritës dhe Ahmet Hoxhës, të cilat janë pretendentet kryesore për kreun e tabelës, së bashku me Prishtinën. 

Vushtrria dhe Juniku në anën tjetër, e fillojnë stinorin me një përparësi ndaj Shpresës së Turiqefcit dhe Istogut.

SUPER LIGA – FEMRAT 2024
KlubiLFHPikë
Drita F77028:214
Prishtina F76124:813
Ahmet Hoxha F75223:912
Ahmet Hoxha MK74316:1611
Vushtrria F73414:1710
Juniku72513:219
Shpresa7167:258
Istogu7071:287

Te Superliga e meshkujve,derbi i kësaj jave konsiderohet të jetë ai ndërmjet ekipeve Liria dhe Prishtina, marrë parasysh se të dyja ekipet janë në garë për kreun e tabelës. Ndërkaq Gani Maloku do të përpiqet ta ruajë eventualisht statusin e anëtarit të Ligës elite, megjithëse do të jetë e vështirë bazuar në pikët që ka deri më tani.

RENDITJA AKTUALE

KlubiLFHPikë
1Lidhja e Prizrenit76127:1013
2Prishtina75223:1612
3Liria75222:1012
4Priping75224:1412
5Paysera Dardania73418:1810
6Shkolla Prizreni73414:1810
7Gani Maloku71610:258
8Ahmet Hoxha7071:285
Go to TOP