Hedhin bombë dore në kopshtin e një shtëpie, të dyshuarit në Isniq ishin me skuter
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 00:25 në Isniq.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.