Dua Lipa viziton studion ku të rinjtë mësohen të krijojnë këngë: U mahnita nga talenti i tyre

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, sot ka vizituar studion nga e cila të rinjtë mund të mësojnë si krijohen këngët, studio kjo që është në kuadër të fondacionit “Sunny Hill”.

Të rinjtë që marrin pjesë aty mentorohen nga disa mentore të shkollës së muzikës në Suedi.

E Dua Lipa ka thënë se është mahnitur me talentin e këtyre të rinjëve.

“Unë zbrita në studio sot për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita plotësisht nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë i emocionuar që ne po vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet e të bëhet diçka vërtet e bukur”, ka shkruar Dua në Facebook.

Go to TOP