Muzeu “Horniman” i Londrës do t’i kthejë 72 artefakte në Nigeri

Një muze në Londër thotë se ka rënë dakord të kthejë në Nigeri artefaktet e marra në shekullin e 19-të nga Mbretëria e Beninit.

Muzeu i cili quhet “Horniman” tha se pronësia e 72 objekteve do t’i transferohet qeverisë nigeriane.

Artikujt përfshijnë 12 pllaka bronzi, të njohura si Bronzët e Beninit, një gjel prej bronzi dhe një çelës për pallatin e mbretit.

Kjo vjen pas një kërkese  të Komisionit Kombëtar të Nigerisë për Muzetë dhe Monumentet e bërë në janar të këtij viti, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një njoftimin e muzeut thuhet se kanë bërë konsulta me anëtarët e komunitetit, vizitorët, nxënësit e shkollës, akademikët, profesionistët e trashëgimisë dhe artistët me bazë në Nigeri dhe në Mbretërinë e Bashkuar

“Të gjitha pikëpamjet e tyre për të ardhmen e objekteve të Beninit u morën parasysh, krahas prejardhjes së objekteve”, thuhet tutje në njoftimin e muzeut.

Go to TOP