Abdixhiku për videon e publikuar nga Vetëvendosje: Kjo dëshmon se sa të dobët ndihen, e sa të frikësuar janë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar video-n e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur VV-në të dobët dhe të frikësuar.
Abdixhiku tha se kjo video është një reagim ndaj faktit se VV-ja e ka humbur tashmë mbështetjen, kurse LDK-ja ka dyfishuar votat e saj.
I pari i LDK-së, tha se është një fushatë dëshpërimi e cila e lëndon Kurtin më shumë se të tjerët.
Për këtë qasje ai tha se qytetarët do ta ndëshkojnë Qeverinë.
“Pashë një video të dëshpëruar në internet nga Vetëvendosje. Kjo dëshmon se sa të dobët ndihen, sa të frikësuar janë në të vërtetë. Është një fushatë dëshpërimi, e cila më së shumti e lëndon Kurtin”, tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
“Kam një mesazh për ta. Ju mund të vazhdoni me gënjeshtrat dhe propagandën tuaj, ne do të vazhdojmë me të vërtetat dhe faktet. Ju keni dështuar të arrini dhe Qeveria juaj nuk ka asgjë tjetër për të ofruar përveç gënjeshtrave. Rezultati përfundimtar i kësaj do të jetë një ndëshkim masiv për Qeverinë, ju garantoj këtë”, përfundoi Abdixhiku.
