Haradinaj: Vendimet e Kurtit janë antikombëtare, po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufi

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se vendimet e kryeministrit Albin Kurti, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënësit, janë antikombëtare e antinjerëzore.
Kështu ka deklaruar Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.

“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP