“Dashuria është dhimbje”- I propozoi për martesë, i dashuri i Megan Fox habit: Unaza është me gjemba, nëse do përpiqet ta heqë…

“Në fakt është me gjemba, nëse do përpiqet ta heqë, do i dhembë”, tha ai për Vogue, duke shpjeguar: “Dashuria është dhimbje”.

Deklaratat e tij vijnë një javë pasi këngëtari iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë partneres së tij.

Pasi aktorja 35-vjeçare tha “Po”, çifti pinë gjakun e njëri-tjetrit duke ‘vulosur’ fejesën e tyre.
Megan Fox zbuloi lajmin se po shkojnë drejt martesës teksa publikuan një video ku 31-vjeçari i ulet në gjunjë me unazën e fejesës në dorë në resortin Ritz Carlton Dorado Beach.

Ajo zbuloi se pinë gjakun e njëri-tjetrit, pasi këngëtari i propozoi për martesë. Më pas Kelly zbuloi se ai e dizajnoi unazën në bashkëpunim me argjendarin britanik Stephen Webster.

“Unë e di se tradita kërkon një unazë, por e dizajnova me Stephen Webster që të jenë dy: smeraldi (guri i saj i lindjes) dhe diamanti (guri im i lindjes) të vendosur në dy shirita magnetikë me gjemba që bashkohen si dy gjysma të të njëjtit shpirt, duke formuar zemrën e errët që është dashuria jonë”, shkroi ai në një postim në Instagram.

Go to TOP