Xavi me mesazh të qartë: Dembele ose duhet të rinovojë, ose do ta shesim në janar

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për situatën e Ousmane Dembeles, duke thënë se lojtari ose duhet të rinovojë, ose do të shitet nga klubi në këtë afat.

Francezi nuk ka pranuar rinovimin dhe klubi mund të largojë këtë afat për të mos e humbur falas pas gjashtë muajsh.

“Ajo që mund të them është se jemi në një situatë komplekse dhe të vështirë. Klubi ka vendosur që nëse ai nuk rinovon, duhet të marrim një vendim për të (shitja në janar)”.

“Nuk është e lehtë, por Mateu Alemany ka pesë muaj që negocion me përfaqësuesin e tij dhe ne nuk mund të presim më, ose ai rinovon ose marrim një vendim”.

“Unë kam qenë shumë i sinqertë me të, nuk është një situatë e lehtë, por duhet marrë një vendim. Gjëja e parë janë interesat e klubit, kjo duhet të jetë e qartë”, deklaroi Xavi.

Trajneri ka thënë se largimi në tribuna nuk është opsion për momentin në këto ndeshje.

Go to TOP