“Dardanët” U19 mposhten nga Norvegjia

Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Evropian, pasi u mposht në udhëtim nga Norvegjia me rezultat 3:0.

“Dardanët” pësuan fillimisht në minutën e 44-t kur nga pika e bardh por norvegjezët, shënoi futbollisti i talentuar i Chelsea-t Bryan Fiabema. I njëjti në fakt ishte njeriu i ndeshjes pasi tundi portën e Kosovës edhe dy herë të tjera duke kompletuar “hattrick” si dhe vulosi fitoren e shtetit të tij.

Kosova U19 është në grupin 10 të fazës kualifikuese që filloi të mërkurën, e që përveç Norvegjisë, në këtë grup janë edhe Gjeorgjia e Uellsi.

Pas tre ditësh a, Kosova luan kundër Gjeorgjisë kurse me 12 tetor, e sfidon Uellsin. Vendi i parë dhe i dytë vazhdojnë rrugëtimin në Elite Round.

Go to TOP