“Dardanët” shpalosin mesazhin emocionues me fotografinë e Adem Jasharit
Tifogrupi i kombëtarës së Kosovës “Dardanët”, e kanë shpalosur një baner në ndeshjen kundër Bjellorusisë, i cili përmban një mesazh tejet emocionues.
Baneri në dyja anët i ka të vendosura fotografitë e komandantit legjendar “Adem Jashari”.
“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes time, ju falni djersën edhe sinqeritetin”, shkruan aty.
Kosova është në disavantazh prej një goli kundër Bjellorusisë.
