Dardan Beqiri, kryetar i Bordit, Zana Spahiu u.d. drejtoreshë e RTK-së

Bordi i RTK-së ka mbajtur sot takimin e parë në përbërje të re.

Gjatë kësaj mbledhjeje Dardan Beqiri është zgjedhur kryetar i Bordit, derisa Xheraldina Cernobregu nënkryetare.

Në këtë mbledhje, Bordi i RTK-së e ka emëruar Zana Spahiun, në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Deri më tash, Zana Spahiu ka mbajtur pozitën e udhëheqëses së Zyrës Ligjore në RTK.


Go to TOP