Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur e vdekur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, përkatësisht në rrugë “Ferat Dragaj“.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Njoftimi i policisë për rastin në fjalë:

Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=311&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farbresh.info%2Fvideos%2F1543410212820584%2F&show_text=false&width=560&t=0

Go to TOP