Dafina Zeqiri sjell foto të shkëputura nga klipi i këngës “Mos e lëndo” që publikohet më 14 shkurt

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri në tetor të vitit të kaluar lansoi albumin më të ri “Dafinë Moj” që po pritet mirë nga fansat e saj.

Por, artistja e njohur nuk u ndal me kaq, pasi disa prej këngëve të përfshira në album i kompletoi edhe me videoklip dhe një të tillë pritet ta sjell brenda pak ditësh.

Këtë herë, Dafina ka finalizuar klipin e këngës “Mos e lëndo”, ndërsa ka sjell imazhe të shkëputura nga xhirimet.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në foton që ndau sot (e hënë) me ndjekësit në Instagram, këngëtarja shihet e veshur e tëra në të kuqe teksa dha detaje të reja për publikimin e saj.

“Mos e lëndo, 14 shkurt, 12:30”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazhit, në të cilin dukje e mrekullueshme.

Ndërkaq, kohë më parë këngëtarja ka njoftuar se projekti “Mos e lëndo” është e fundit që do të realizohet me klip nga albumi i ri.

Theksojmë që pak ditë më parë ajo po ashtu lansoi me videoklip këngën “Tdu-Duh”, që është një bashkëpunim me partnerin e saj, DJ Geek.

Go to TOP