Dafina Zeqiri e konfirmon tërheqjen nga performanca në Korçë

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, parashihej të ishte njëra nga pjesëmarrëset e festivalit në Korçë.

Por, ajo është tërhëqur pasi mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic

Këtë gjë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.

“E anuluar”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.

Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, Capital T.

Go to TOP