Çun Lajçi për shtrenjtimin e rrymës: Neve na ndihmojnë hajnat, na i paguajnë faturat prej pareve të “djersës”

Rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike nga ana e ZRRE-së është bërë temë diskutimi edhe në mesin e artistëve.

Një reagim në kundërshti me shtrenjtimin e faturës së rrymës e ka bërë edhe aktori Çun Lajçi, teksa ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Me një postim në llogarinë zyrtare të tij në Facebook, Lajçi ka shkruar:  “A kan pare kryetarët e partive, këta t’lagjeve perferike, me pagua, se mua m’del boll pensioni thash?”.

Postimi i plotë i tij:

Eh, sa u inspirove me vazhdua romanin “Kaçakët” më erdhi ky njoftim e akull u bana A kanë pare kryetarët e partive, këta t’lagjeve perferike, me pagua, se mua m’del boll pensioni thash?

Baba ka qenë ma zemër gjanë se unë: Hajt more se na ndihmon Zoti, thoshte!

Po de, edhe neve na ndihmojnë hajnat, na i paguejnë faturat prej pareve të “djersës”.

Go to TOP