Craig i jep lamtumirën Bondit

Ylli i filmave të James Bond-it, Daniel Craig, ia ka dhënë lamtumirën kësaj franshize e bashkë me të edhe kastit dhe ekipit me të cilin ka punuar.

Craig ka luajtur në pesë filma të kësaj franshize: Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall, Spectre dhe No Time to Die.

“Shumë njerëz këtu kanë punuar në të pesë filmat me mua…dhe e di që shumë gjëra vetëm se i kam thënë se çfarë mendoj për këta filma apo…sidoqoftë”, është shprehur Craig.

“Por e kam dashur secilën sekondë të këtyre filmave, e posaçërisht këtë, sepse zgjohem çdo mëngjes dhe e kam mundësinë që të punoj me ju, djema. Dhe ky është një prej ndereve më të mëdha të jetës sime”.

Go to TOP