Çmimet Emmy 2025, Seriali ‘’Adolescence’’ dhe “The Studio” triumfojnë
Çmimet Emmy u ndanë në Los Anxhelos dhe në këtë edicion të 77-të dominoi seriali i Seth Rogen “The Studio”, që me 13 çmime u bë seriali më i vlerësuar vetëm në një sezon.
“The Studio” theu rekordin e mëparshëm të “The Bear” vitin e kaluar me 11 çmime.
Ndërkohë, për serialin më të mirë dramatik u vlerësua “The Pitt”, ku Noah Wylie mori çmimin e aktorit më të mirë në një serial dramatik për portretizimin e një mjeku të urgjencës.

Edhe seriali i ndjekur “Adolescence” fitoi gjashtë çmime në kategorinë e miniserialeve, përfshirë edhe 15-vjeçarin Owen Kuper, si aktori më i mirë mbështetës.
Surprizë në këtë ngjarje ishte edhe çmimi për shoun më të mirë, që shkoi për Stefan Kolbert, i cili u prit me shumë duartrokitje.
Stefan Kolbert u shkarkua nga kanali televiziv amerikan CBS, një shkarkim i kërkuar nga presidenti Donald Trump, ku shkak u bë një intervistë e kandidates për presidente në vitin 2024, Kamala Harris. Çështja shkoi më tej, me padi të ngritura ku u akuzua edhe kompania. Njoftimi i CBS ishte se “The Late Show” do të vazhdojë deri në maj 2026 për shkak të kostove të larta të prodhimit.

I shumëpritur dhe pretendues si kandidat kryesor, “Severance” fitoi vetëm një trofe, për aktorët joprotagonistë. Tramell Tillman është burri i parë me ngjyrë që fiton një çmim Emmy për aktorin mbështetës më të mirë në një serial.

Sakaq me performancën e tij në dramën e fortë të Netflix-it, “Adolescence”, Owen Cooper, 15 vjeç, është bërë fituesi më i ri i çmimit Emmy për meshkuj.
Aktori i lindur në Warrington ishte vetëm 14 vjeç kur u xhirua seriali britanik me katër pjesë.
Adoleshenca tregon pasojat e goditjes me thikë të një vajze adoleshente, me një djalë 13-vjeçar nga shkolla e saj të arrestuar për vrasjen e saj. Por ajo që i solli atij vlerësime gjithëpërfshirëse nga kritika ishte eksplorimi i mizogjinisë së nxitur nga mediat sociale midis djemve adoleshentë.
Dhe Cooper, i cili luan rolin e të dyshuarit të ri Jamie, ofron atë që kritikët e përshkruan si një performancë “të mahnitshme” dhe “vërtet të jashtëzakonshme”.
Cooper u interesua për aktrimin rreth moshës 10 vjeç. Ai ndoqi kurse javore aktrimi për dy vjet në Didsbury, Manchester megjithëse deri në adoleshencë nuk kishte asnjë rol në televizion apo film.

