Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi: Mungesa e efikasitetit të institucioneve po e shndërron Kosovën në shtet të vetëgjyqësisë
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka reaguar pas rastit të rëndë që ndodhi në fshatin Balaj të Ferizajt, ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar. Ai tha se ky rast është dëshmi e mungesës së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, shkruan Kosova.info.
“Mungesa e efikasitetit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë po e shndërron Kosovën në një shtet ku mbizotëron vetëgjyqësia. Rasti i ndodhur në Ferizaj është shembulli më i qartë që qytetarët nuk po i besojnë institucioneve për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por po i marrin ligjet në duart e tyre”, tha Elezi.
Ai shtoi se ky dhe raste të tjera të ngjashme duhet të shërbejnë si alarm serioz për nevojën e një reforme të thellë në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë.
“Vetëm përmes forcimit të besimit të qytetarëve tek drejtësia, mund të parandalohet spirala e dhunës dhe vetëgjyqësisë që rrezikon rendin shoqëror”, u shpreh eksperti i sigurisë./Kosova.info/
