“Çmenduri dhe turp”, Rama: Kosovarët po mbahen peng, nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur “çmenduri dhe të turpshme” çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në konferencën pas mbledhjes së Samitit të BE-së në Bruksel, ai tha se kosovarët ‘po merren peng, duke mos lejuar që të lëvizin lirisht në Evropë’.

“Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin. Shkonin dhe punonin kudo. Që kur u liruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme dhe njerëzit duhen lejuar që të lëvizin lirisht”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Go to TOP